Gazetari dënohet me burg për shkak të intervistës me personin LGBT

Gjykata e Egjiptit e ka dënuar me një vit burg një TV prezantues sepse në emisionin e tij ka bërë intervistë me personin nga komunitetit LGBT.

Gazetari dënohet me burg për shkak të intervistës me personin LGBT

Mohammed al-Geiti është dënuar për shkak se “e ka inkurajuar amoralitetin” në vendin e tij në gusht të vitit 2018 ku një gej person kishte folur për punë e tij të punëtorit seksual.

Autoritetet egjiptiane viteve të fundit i kanë dërguar homoseksualët në burg nën akuzën për “shfrenim”. Edhe pse homoseksualizmi në Egjipt nuk është i definuar, ai është i etiketuar si i ndaluar në këtë vend konservativ.

Autoritetet egjiptiane në shtator të vitit 2017 kanë arrestuar rreth 10 njerëz për shkak të përdorimit të flamurit LGBT me ngjyra ylberi në një koncert në Kairo./Insajderi.com.