Gazetari gjen telefonin e ‘nuses’ së ISIS-it – publikon foto të saj

Gazetari gjen telefonin e ‘nuses’ së ISIS-it – publikon foto të saj

Omaima Abdi, nënë e tre fëmijëve ka dalur të ketë një pjesë të errët të jetës së saj.

Përmes të dhënave në telefonin e saj, gazetari arab ka zbuluar se Abdi ishte e njohur si nuse e pjesëtarëve të ISIS, duke rekrutuar kështu një numër të madh të grave britaneze, shkruan Insajderi.

Në disa prej fotove ka qenë edhe djali i saj duke mbajtur armë në dorë. Në mediat e huaja thuhet se 34 vjeçarja kishte jetuar një jetë sekrete atje duke u martuar me dy luftëtarë të ISIS-it.

Telefoni gjithashtu siguroi prova që sugjeronin se Abdi, e cila është me prejardhje tuniziane, ishte një figurë kryesore në një rrjet propagandistësh në internet me nofkën “Mumsnet për nuset xhihadiste”, ekspozuar më parë nga The Sunday Times.