Gazetari gjerman që publikoi përgjimet për Edi Ramën: Kam edhe shumë gjëra tjera

Gazetari gjerman që publikoi përgjimet për Edi Ramën: Kam edhe shumë gjëra tjera

Gazetari gjerman i BILD, tashmë shumë i njohur edhe për shqiptarët Peter Tiede, pikërisht për shkak të publikimit të dhjetëra përgjimeve ka folur “A shoë” të moderatorit Adi Krasta. Në një lidhje Skype, Tiede tha ‘live’ se puna e tij nuk ka të bëjë me opozitën ashtu siç është akuzuar nga kryeministri shqiptar por se është çështje gazetarie, detyrë e tij.

“Nuk ka të bëjë me opozitën. Është çështje gazetarie. Kjo është detyra ime. Për Edi Ramën kam filluar të kërkoj në vitin 2017”, tha Tiede nga Gjermania.

Ai paralajmëroi publikime të tjera për Shqipërinë, pas nxjerrjes së 6 audiopërgjimeve për Qarkun e Durrësit dhe 16 tjerave për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, të cilat u bënë publikë ditën e sotme.

“Kam shumë gjëra sigurisht. Po do publikoj diçka tjetër për bosat e bandave kriminale që blejnë vota për PS-në”, tha ndër të tjera gazetari i “Bild”, duke falënderuar në shqip.