Gazetari Hajrullahu: VV-ja mbushi bordet e ndërmarrjeve me militantë

Gazetari Hajrullahu: VV-ja mbushi bordet e ndërmarrjeve me militantë

Pas lajmit se Qeveria në detyrë ka emëruar bordet e disa ndërmarrjeve publike, e ku në mesin e tyre ka edhe anëtarë e kandidatë për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka edhe reaguar edhe gazetari Muhamet Hajrullahu.

Hajrullahu ka ironizuar me Vetëvendosjen duke i pyetur se a nuk ishin kundër ç’kapjes.

“I paska mbush VV-ja bordet e ndërmarrjeve publike me partiake e militantë. Çka ndodhi kështu? A jeni kundër ç’kapjes a jo?”, ka shkruar Hajrullahu në llogarinë e tij në Facebook, përcjell Insajderi.

Njëri nga vendim që është marrë në mbledhjen e Qeverisë në detyrë, ka të bëjë me shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajone e Ujësjellësit “Prishtina”.

Menjëherë pas shkarkimit, Albin Kurti e ka emëruar bordin e përkohshëm të kësaj Ndërmarrjeje. Ky emërim është bërë fare pa konkurs dhe fare pa konsultë me kompaninë britanike që ishte caktuar për të mbikqyrur procesin e të përzgjedhurve.

Kryesues i këtij Bordi dhe drejtor është vendosur një ish kandidat i VV-së për deputet, Mentor Hyseni.

Vendimi tjetër i sotëm i Kurtit është shkarkimi i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Posta e Kosovës.

Po ashtu edhe në këtë ndërmarrje është emëruar Bordi i Përkohshëm.

Kryesues dhe drejtor i këtij Bordi është emëruar Mentor Arifaj.

 

Kurti vepron ngjashëm me PAN-in, humbësin e zgjedhjeve për deputet e bënë drejtor të ndërmarrjes publike