Gazetari i burgosur turk kritikon BE-në për lidhjet me Erdoganin

Gazetari i burgosur turk kritikon BE-në për lidhjet me Erdoganin

Can Dundar, i njohur per storiet e tij që pretendojnë se “ Turqia ka armatosur rebelët islamik në Siri”, thotë që BE-ja është  duke tradhëtuar vlerat e saj demokratike.

Redaktori i gazetës më influencuese në Turqi, në një intervistë nga qelia e burgut ka thënë se goditjet e vazhdueshme të vendit ndaj gazetarëve janë ngjarjet më të këqija që i kanë ndodhur vendit dhe se ai ishte arrestuar duke bërë punën e tij.

Can Dundar, redaktori i “Cumhuryiet”, poashtu tha se BE-ja ka tradhëtuar vlerat demokratike duke kërkuar një afrim me presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan, me shpresën se ai do të ndalte rrjedhën e refugjateve ne Evropë, perderisa injoron shkeljën e të drejtave të njeriut.

“Ne gjithmone e kemi parë Bashkimin Europian si model për të rritur standartet e demokracisë në Turqi në nivele univerzale, jo si sistem diktatorial”,  tha ai.

Sipas Dundar nëse BE-ja, pajtohet të mbyllë një sy perderisa Erdogani refuzon demokracinë, të drejtat e njeriut, lirinë e mediave dhe rregullat e ligjit, i bie se BE-ja është duke hequr dorë nga principet themelore në menyrë që të mbrojë interesat e saj afat-shkurtër.

Dundar u arrestua në shtator, së bashku me shefin e tij të byrosë ne Ankara, Erdem Gul, të akuzuar për spiunazh dhe zbulim te sekreteve shtetërore, mbi një artikull të botuar gjashtë muaj me parë, i cili pretendonte se Shërbimi Intelegjent Turk, u kishte dërguar armë rebelëve në Siri qe t’a luftonin regjimin e Bashar Al-Assaditit, nën maskën e ndihmave humanitare.