fbpx

Gazetari i famshëm britaknik: Vuçiq ëndërron se NATO do t’ua bëjë “Serbinë e Madhe”

Gazetari i famshëm britaknik: Vuçiq ëndërron se NATO do t’ua bëjë “Serbinë e Madhe”

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka ngecur në një pikë. Kosova ka vendosur taksë 100 për qind për produktet serbe, ndërsa këta të fundit këtë taksë po e shohin si pengesë për vazhdimin e dialogut.

Mirëpo, problemi qëndron diku tjetër sipas gazetarit të njohur britanik Tim Marshall.

Marshall ka shkruar një libër për luftën e Kosovës të titulluar “Loja e hijeve: Tregimi i brendshëm i luftës së fundit në Evropë”, ku flitet për përpjekjet për paqe midis Kosovës dhe Serbisë.

Gazetari britanik ka thënë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ende shpreson që Bashkimi Evropian do të bie, do të shpërbëhet NATO-ja dhe ai me ndihmën e Rusisë do ta bëjë ‘Serbinë e Madhe’

“Sot një ish-ultra nacionalist, Aleksadner Vuçiq, është president, i cili po u jep shpresë atyre që dëshirojnë të ‘ngrijnë’ edhe më tej problemin me Kosovës, se Evropa përfundimisht do të bie, NATO do të shpërbëhet dhe Rusia do të shkojë drejt tyre dhe do t’i ndihmojë për rindërtimin e ëndrrës së shkatërruar për “Serbinë e Madhe”, shkruan Marshall në një shkrim autorial të publikuar në City AM.

Sipas tij në këtë lojë është i përfshirë edhe presidenti i Rusisë Vladimit Putin i cili në janar të këtij viti vizitoi Serbinë.

Teksa ka folur për idenë e korrigjimit të kufijve, Marshall është shprehur se kjo edhe pse duket ide tërheqëse, ajo është e rrezikshme dhe mund të nxitë lëvizje të kufijve në gjithë rajonin.

Ai thotë se në këtë rast të krijimit të një precedenti mes Kosovës dhe Serbisë, lëvizje të kufijve do të nxiten edhe nga shqiptarët në Maqedoni e serbët që jetojnë në Bosnje.

Por, sipas Marshall nëse shikojmë historinë e Ballkanit, këto ide nuk duken të parealizueshme, duke shtuar se një situatë e tillë si kjo e Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për zgjidhje