Gazetari i Kohës Ditore: Më vjen turp nga poshtërsia e Petrit Selimit

Gazetari i Kohës Ditore: Më vjen turp nga poshtërsia e Petrit Selimit

Besnik Krasniqi, gazetar në Kohën Ditore e ka cilësuar si poshtërsi faktin që Petrit Selimi u zbulua se ia menaxhon twitterin presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Në një postim në rrjetin social facebook, Krasniqi ka treguar për përgjigjen që ia kishte dhënë Petrit Selimi për arsyet që ai e përkrahë korrigjimin e kufijve.

“Ndersa pyetja e juaj se pse e mbeshtes nje casje e jo tjeter eshte shokuese? A e mbeshtetni ju si gazetar nje qasje te punedhenesit vetem pse merrni rroge nga punedhenesi? Wow. Kjo eshte skandaloze dhe flet shume per natyren e punes suaj. Njeriu ka mendime jo sipas pareve qe merr po sipas besimeve qe ka. Une besoj se per hater te femiut tim, Kosova ka nevoje ta mbyll kapitullin me Serbine SA ME SHPEJT qe eshte e mundur. Pasi kam prejardhje nga Bujanoci, kam edhe preferenca personale per opsionin e bashkimit te kesaj ane, jo pse thote Hashim Thaci, po pse ka thane baba jem Selajdiin Selimi i ndjere. Me vjen turp nga pyetja e juaj”, shkruan Krasniqi në facebook.

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

Me vjen turp nga poshtersia e Selimit!

Per pese pare me pati ba Petrit Selimi, kur e pyeta para ni muaji ne lidhje me avokimin pro idese se Thacit per “korrigjim kufijsh”, te cilin e bente ne takime te mbyllura jashte vendit. E pyta se pse lobonte per idene e Thacit e jo te Haradinajt, nisur nga fakti se ishte Koordinator Nacional i MCC-se, pozite qe per gjate kohe ishte nen ombrellen e Zyres se Kryeministrit.

“Ndersa pyetja e juaj se pse e mbeshtes nje casje e jo tjeter eshte shokuese? A e mbeshtetni ju si gazetar nje qasje te punedhenesit vetem pse merrni rroge nga punedhenesi? Wow. Kjo eshte skandaloze dhe flet shume per natyren e punes suaj. Njeriu ka mendime jo sipas pareve qe merr po sipas besimeve qe ka. Une besoj se per hater te femiut tim, Kosova ka nevoje ta mbyll kapitullin me Serbine SA ME SHPEJT qe eshte e mundur. Pasi kam prejardhje nga Bujanoci, kam edhe preferenca personale per opsionin e bashkimit te kesaj ane, jo pse thote Hashim Thaci, po pse ka thane baba jem Selajdiin Selimi i ndjere. Me vjen turp nga pyetja e juaj”.

Kqyre cfare arrogance!

Ama, sot i doli duqi. Sot Petriti e konfirmoi se “korrigjimin e kufirit” nuk e do pse baba i tij e ka dashte, po pse e do Thaci. Njeriu te cilit ia man edhe profilin ne Twitter.

Eshte per te ardhur turp, jo nga skandali me postimin e sontem ne Twitter, po nga poshtersia e tij!