Gazetari turk që po mbahet në burg flet për Erdoganin: Ai është frikacak

Gazetari turk që po mbahet në burg flet për Erdoganin: Ai është frikacak

Deniz Yücel është arrestuar nga policia turke për “propagandë terroriste dhe nxitje të urrejtjes” në muajin shkurt të këtij viti, shkruan e përditshmja gjermane Die Tageszeitung.

 “Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është i frikësuar, sepse ai e di se çfarë ndodhë me të nëse humbet fuqinë”, tha gazetari gjerman Deniz Yücel në intervistën e tij të parë nga burgu në Turqi.

Rasti është një burim i tensionit diplomatik midis Berlinit dhe Ankarasë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në shkurt se paraburgimi i Yücel ishte “paraburgim i hidhur dhe zhgënjyes”.

Korrespondenti 44-vjeçar mban pasaportë turke dhe gjermane dhe është quajtur “agjent terrorist” dhe “spiun gjerman” nga Erdoğan. Yücel intervistën e ka dhënë përmes avokatëve të tij, sepse ai po mbahet në izolim.

Gazetari ka paraqitur ankesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kundër një vendimi të gjykatësve turq për ta mbajtur atë në paraburgim. Pas disa vonesave, gjykata ka vendosur një afat kohor deri më 28 nëntor për Turqinë që të jep përgjigje.
Erdogan është kritikuar shpesh që po instalon në Turqi një regjim totalitar duke burgosur veprimtarë perëndimorë e zyrtarë të opozitës.