Gazetarja dhe reperi shqiptar po martohen

Gazetarja dhe reperi shqiptar po martohen

Reperi i njohur Skerdi ka qenë në qendër të vëmendjes këto muaj pasi ai do bëhet baba për herë të parë. Skerdi është prej kohësh në një lidhje me gazetaren Vesa Rama e cila është 6 muajshe shtatzënë.

I pyetur nga fansat sesi është njohur me Vesën, Skerdi ka treguar se ‘shkesi’ ka qenë Instagrami, pasi pikërisht aty dyshja janë njohur me njëri-tjetrin.

Më parë Skerdi ka treguar se ka folur me Vesën në Instagram për një intervistë që do i bënte në portal dhe aty ka nisur gjithçka.

Reperi është pyetur gjithashtu edhe për dasmën dhe ka konfirmuar lajmet se do martohet së shpejti pasi fëmija të vijë në jetë.