Gazetarja shqiptare: Të ftuarit më kanë ngacmuar pasi i kam intervistuar

Gazetarja shqiptare: Të ftuarit më kanë ngacmuar pasi i kam intervistuar

Duket një vajzë mjaft e qetë dhe serioze, sic e tregon dhe fakti që për shkak të natyrës së vet diskrete, nuk është përpjekur të bjerë në sy e të bëhet personazh. Por duket se as kjo nuk e ka kursyer nga ngacmimet. E ftuar në ‘Soiree’, spikerja e lajmeve Anjola Hamzaj u përball me pyetjen nëse të ftuarit në studion e edicionit të lajmeve e ngacmojnë pas intervistimit apo nëse i kanë kërkuar numrin e telefonit.

 

Ajo u përgjigj me mjaft sinqeritet: `Shumë. Të ngacmojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”. Anjola ka pohuar ndër të tjera edhe rolin që ka luajtur bukuria në ndërtimin e karrierës.