Gazetarja shqiptare vdes si pasojë e COVID-19

Gazetarja shqiptare vdes si pasojë e COVID-19

Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë betejën më COVID-19, përcjell Insajderi.

Lajmin për vdekjen e Dushit e ka bërë të ditur kolegu i saj, Ardi Hoti.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se përveç se një kolege e mirë, e ndjera ishte “nënë e dytë” për të.

“Covidi na mori një gazetare që përveç një kolegë e mike e mirë u kthye në një ‘nënë’ të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetar. Pothuajse i gjithë brezi i ri gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin tënd. Aty gjenden fotot e gazetarëve që kur ishin ‘fëmijë’ e derisa u bënë me familje. E vështirë për këdo që të ka njohur, t’i thotë lamtumirë Anila Dushit” ka shkruar kolegu i saj, Hoti.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Dushi ishte një gazetare e njohur me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare./Insajderi.com

Familja Juka, Mes nderimeve dhe persekutimit Anila Dushi (2010) | Radi and Radi