Gazmend Bytyqi: Ndërruan qëndrimet në seancë për ligjin qe mbron vlerat e luftës

“Vlerat e luftës ndryshe mbrohen para kamerave, e ndryshe mbrapa tyre. Edhe ideali i luftës është komercializuar për interesa politike”, ky është shqetësimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi.

Gazmend Bytyqi: Ndërruan qëndrimet në seancë për ligjin qe mbron vlerat e luftës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyqi, ka thënë se “jashtë parlamentit ka pasur konsensus mes partive që ta votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, por në seancë ndryshuan qëndrimet”, njofton Insajderi.

Në emisionin DPT, te Fidani, Bytyqi është prehur se “ka ngelur i befasuar nga ky reagim i kolegëve të tij deputet”.

“Është turp që të sillen në korridoret e kuvendit dhe të mos hyjnë në sallë për ta votuar këtë ligj aq të rëndësishëm”

Bytyqi tutje ka shtuar se “nuk mund ta shpjegojë këtë sjellje dhe këto ndërrime të qëndrimeve”.

Kujtojmë se ligji i cili mbron vlerat e luftës, nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com