Gena prezanton vajzat e tij, duken kopje e babait

Gena prezanton vajzat e tij, duken kopje e babait

Gena është ndër këngëtarët më të njohur dhe më të pëlqyer në tregun muzikor, por është munduar gjithmonë ta mbajë larg mediave jetën private.

Si rrallëherë më parë këngëtari ka publikuar foto me dy vajzat e tij, të cilat kanë ardhur në jetë nga martesa e parë.

Gena shihet i qeshur përkrah Nasiolës dhe Helgës, të cilat tashmë janë bërë të zonjat.

‘Dy princeshat’ e Genës, njëra 21 dhe tjetra 19 vjeç, kanë ndërmarrë rrugën e artit.