Gënjeshtra publike e Afrim Muçiqit për fshehjen e tatimit – kërkonte t’i rritej ende buxheti

Gënjeshtra publike e Afrim Muçiqit për fshehjen e tatimit – kërkonte t’i rritej ende buxheti

Afrim Muçiqi, kokën e kishte ulur poshtë dhe me gjysmë zëri kishte pohuar kur po thoshte se i kishte paguar tatim shtetit. Kishte deklaruar se kishte paguar tatimin ndaj shtetit, madje edhe ankohej.

Këngëtari turbofolk kërkonte që edhe nga televizionet e radiot t’i rritej buxheti, kur ato transmetonin këngët e tij. Por Insadjeri ka zbuluar sot se Muçiqi i është shmangur nga tatimi i shtetit në shumën prej 45 mijë e 625 euro.

Në maj të këtij viti Afrim Muçiqi kishte gënjyer publikisht në emisionin televiziv “Oxygen” kur ishte pyetur nëse ai paguan tatimin e shtetit.

Muçiqi kishte thënë se e paguan tatimin ndaj shtetit. Por diçka krejt tjetër zbuloi sot Insajderi. Mbi 29 mijë euro shteti i Kosovës ka humbur nga fshehja e tatimit të këngëtarit turbo folk. Ndërsa deri tash, shuma e shmangies bashkë me ndëshkime ka arritur në 80 mijë euro.

Si për ironi kur Muçiqi kishte thënë se e paguante tatimin, moderatori kishte pyetur se përse po fliste me gjysmë ‘goje’, duke aluduar se mos po i dhimbsen parat.

“Po”, përgjigjej shkurt Muçiqi.

“Pse e the me gjysmë goje a po të dhimben paret a? A po ta kana me i marrë paret aty nëpër dasma aty?”, kishte qenë kundërpërgjigja e moderatorit të emisionit argëtues.

Prokurori që “ia fali” mbi 29 mijë euro Afrim Muçiqit avancohet në Prokurorinë Speciale

Por në gjithë këtë rast, Muçiqi nuk ishte ndalur, ishte ankuar ndaj shtetit. Kishte kërkuar të drejtën e autorit, madje nga aty synonte që t’i rritej ende buxheti.

“Jo njëherë por me mija herë. Po kërkohej që kur te transmetojnë një këngë të fitojmë edhe ne diçka e jo vetëm interesi i televizioneve apo i radiove, apo i shitësve që janë nëpër rrugë çdo ditë. Jo s’kemi ku mu ankua, ligji është aprovua, por nuk e ka marrë ende miratimin në kuvend”.

“Konvenvenimi më i mirë kishte me qenë me na u rritë edhe neve buxheti pak”, thoshte Muçiqi në atë emision.

Por në fakt krejt diçka tjetër është ngjarja e vërtetë. Afrim Muçiqi kishte fshehur tatimin ndaj shtetit për 45 mijë e 625 euro.

Prokurori Special, Atdhe Dema, që e kishte pasur rastin e Muçiqit dhe të estradës kosovare, ia kishte falur fiks 29 mijë e 750 euro borxh tatimor këngëtarit.

Në hetimin penal kundër Muçiqit, nuk ishte pranuar raporti final nga Administrata Tatimore e Kosovës, por raportin fillestar që kapte shumën 15 mijë e 875 euro.

Raporti i dytë përfundimtar kapte shumën prej 45 mijë e 625 eurove. Kur hetuesit ia kishin dërguar këtë raport, ai i kishte qortuar se nuk i duhej më sepse tashmë kishte bërë marrëveshje me Muçiqin për pranim të fajësisë.

“Kemi marrë shumë kritika dhe qortime prej prokurorit për shkak të raportit të dytë. Na ka thënë bëni çka të doni më të sepse unë kam bërë marrëveshje”, ka treguar njëri prej hetuesve në kushte anonimiteti për Insajderin.

Prokurori që “ia fali” mbi 29 mijë euro Afrim Muçiqit avancohet në Prokurorinë Speciale

Kësisoj, raporti ka mbetur i pa trajtuar penalisht deri tash duke mos arritur që shteti t’i inkasojë mbi 29 mijë euro borxh. Asnjëra shumë nuk është paguar. Vlera e shmangies bashkë me ndëshkimin ka arritur në 80 mijë euro.

Nën hetime vazhdojnë të jenë edhe kolegët e Muçiqit, Sinan Vllasaliu, Blerim Muharremi – Blero dhe Nora Istrefi. Pavarësisht këtyre lëshimeve gjatë punës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Dema është avancuar muaj më parë në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Më poshtë mund të gjeni bisedën e transkriptuar nga emisioni ku Muçiqi fliste për tatim.

Moderatori: A je tu pagua tatim është pyetje që po ua bëjmë të gjithëve?

Afrim Muçiqi: Po

Moderatori: Pse e the me gjysmë goje a po të dhimben paret a? A po ta kana me i marrë paret aty nëpër dasma aty?

Afrim Muçiqi: Me të tregu drejt po më dhimben se po paguajm tatim dhe nuk po mbrohet e drejta e autorit, domethënë nuk kemi mbrojtje të të drejtave të autorit edhe kështu…

Moderatori: Merre ketë mindil edhe nisja qaj?

Moderatori: T’i kur ke bë vetë këngë hajt?

Moderatori: Çfarë të drejte po lyp ti?

Afrim Muçiqi: Të drejtës të autorit.

Moderatori: A të kanë vjedhë këngë ndonjë herë ty a?

Afrim Muçiqi: Jo njëherë por me mija herë. Po kërkohej që kur te transmetojnë një këngë të fitojmë edhe ne diçka e jo vetëm interesi i televizioneve apo i radiove, apo i shitësve që janë nëpër rrugë çdo ditë. Jo s’kemi ku mu ankua, ligji është aprovua, por nuk e ka marrë ende miratimin në kuvend.

Moderatori: Edhe juve ju konvenon me dal nëpër televizione e kështu?

Afrim Muçiqi: Konvenvenimi më i mirë kishte me qenë me na u rritë edhe neve buxheti pak.