Gent Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të reagojmë si komb

Reagon Cakaj, përsëri mbështet Thaçin e Veselin.

Gent Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të reagojmë si komb

Ka reaguar përsëri ministri i jashtëm i Shqipërisë, Gnet Cakaj, i cili ka komentuar vendosjen e pllakatës tek Hotel Grandi në përkrahje të Thaçit dhe Veselit, duke thënë se kur është në pyetje UÇK-ja, duhet të reagojmë si komb, njofton Insajderi.

Cakaj më pas ka shtuar se historia e UÇK-së nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush, dhe si pasoj secili prej nesh duhet t’i mbrojmë këto vlera.

“Historina e UÇK-së dhe e popullit shqiptar nuk mund të njolloset asnjëherë e nga askush! Ndaj, secili prej nesh, i bindur në pafajësinë e themeluesve të UÇK-së dhe vlerave të patjetërsueshme të saj, duhet të shprehë mbështetjen e pakursyer për dy çlirimtarët, Hashim Thaçi e Kadri Veseli”. /Insajderi.com