Genta Ismajli po kalon momente të bukura, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale.
Jave më parë ajo u prit si yll ndërkombëtar në Turqi, ku paralajmëroj një projekt të madh atje, e pak më vonë u mësua se ajo tashmë ka edhe të dashur.
Gentën jemi mësuar ta shohim çdo herë tërheqëse dhe ekstravagante, si në paraqitje publike si në vidoe klipet e saj.
Edhe në foton dhe videon e fundit që po shpërndahen në rrjetet sociale, Genta duket e mahnitshme me një kostum luksoz dhe të shkëlqyeshëm.
Nga kjo video e shkurtë mësohet se Genta po bien diçka të re, se a bëhet fjalë për projektin në Turqi apo për ndonjë projekt tjetër mbetet të shihet.
Por pa dyshim që për fansat e shumët të këngëtares ky është një lajm i mirë.