Gentjan Mezani: Mënyrë e mirë për tu përgjigjur pas asaj humbje ndaj Feronikelit

Gentjan Mezani: Mënyrë e mirë për tu përgjigjur pas asaj humbje ndaj Feronikelit

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren e ekipit të tij ndaj ekipit të Llapit, duke thënë se kjo ishte mënyra e duhur për tu përgjigjur pas humbjes së thellë ndaj Feronikelit.

“Një fitore e madhe, fitore e merituar. Futbollistët edhe sot nuk kanë luajtur ashtu siç ne duam të luajmë. Përsëri kanë bërë gabime, por janë të kuptueshme”, deklaroi Mezani për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Ishte një përgjigje e mirë e skuadrës pas humbjes nga Feronikeli. Përgjithësisht luajtëm mirë dhe luftuam shumë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për aktivizimin e transferit më të ri, Besar Musolli.

“Musolli ka luajtur pa asnjë stërvitje. Ai ka ardhur sot direkt në ndeshje. Mendoj që është një futbollist që do ta rritë cilësinë e futbollit kosovar. Edhe neve sigurisht që do të na ndihmojë shumë”, përfundoi Mezani./Insajderi.com.