Geoffrey Nice: Kam përgatitur materiale për mbrojtjen e personave nga Gjykata Speciale

Geoffrey Nice: Kam përgatitur materiale për mbrojtjen e personave nga Gjykata Speciale

Insajderi ka siguruar raportin e Komisionit Hetimor për cështjen e lobimeve.

Aty përmendet edhe letra e Geoffrey Nice, dërguar muaj më parë tek qeveria e Kosovës.

Në raport thuhet se Nice kishte thënë se: “me kërkesë, kam asistuar shkrimtarët e biografisë së Hashim Thaçit”.  Gjatë letrës, Nice tregon se është paguar nga Qeveria e Kosovës, dhe se në një pikë pagesat ndaj tij edhe ekipit të tij janë ndërprerë”, thuhet në raportin e komisionit hetimor.

Ky komision gjatë fazës së hetimit ka pranuar  katër kontrata të lotimit nga institucionet  përgjegjëse, por në asnjërën nga kontratat lobuese nuk figuron angazhimi i Geoffrey Nice.

Derisa këshilltarët e Thaçit në një moment kishin thënë që nuk ka raporte, ose ato nuk mund të vihen në dispozicion të Komisionit, në një intervistim të më vonshëm kishin deklaruar se raportet e disa lobimeve ishin veç “raporte gojore”.

Një detaj tjetër që ka përmendet në raportin e komisionit hetimor të siguruar nga Insajderi, në letrën e tij avokati Nice ka përmendur edhe një material për qeverinë e Kosovës kur Gjykata Speciale të nisë me aktakuzat e para.

“Në letrën e tij dërguar Qeverisë së Kosovë, Nice ndër të tjera, thotë se ka përgatitur një material për Qeverinë e Kosovës, kur Gjykata Speciale të fillonte aktakuzat e para. “Kemi punuar që qeveria e Kosovës të mund të përgatiste material ku askush s’do të kishte qasje, të cilat do të përdoreshin kur individë do të akuzoheshin nga Gjykata Speciale”, thotë ai në letrën e tij”, konstaton raporti i Komisionit Hetimor.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018