George Clooney: Djali i dukeshës së Sussex-it vodhi vëmendjen e ditëlindjes time

George Clooney: Djali i dukeshës së Sussex-it vodhi vëmendjen e ditëlindjes time

Aktori i njohur George Clooney ka bërë shaka duke thëne se Duka dhe dukeshja e Sussex-it  vodhën vëmendjen e ditëlindjes së tij të 58-të me lindjen e djalit të tyre në po të njëjtën ditë.

Ylli i filmave të njohur, i cili është baba i binjakëve 23-muajshe Ella dhe Aleksandër me bashkëshorten e tij, avokaten Amal Clooney, tha se ishte “pak irrituese” të ndante datën e tij të lindjes me djalin e çiftit mbretëror.

“Ishte paksa irrituese, sepse ai fëmijë me të vërtetë po na vjedh vëmendjen. Kjo ishte dita ime! Isha duke e ndarë atë tashmë me Orson Welles dhe Sigmund Freud!”- u shpreh ai duke qeshur për “Entertainment Tonight”.

Ndërkohë, besohet se aktorja  dhe princ Harry  ndajnë ditën e sotme kanë ndarë fotografitë e parë të djalit të tyre.

Lindja fëmijës mbretëror  u njoftua zyrtarisht në oborrin e “Buckingham Palace”, në përputhje me traditën.