Gerrard: Grezda nuk do ta veshë më fanellën e Rangersit

Gerrard: Grezda nuk do ta veshë më fanellën e Rangersit

Steven Gerrard i ka thënë yllit kosovar, Eros Grezda, se ai kurrë nuk do ta veshë më fanellën e Rangersit pasi pështyu një kundërshtar gjatë një ndeshje.

Legjenda angleze raportohet se ka mbetur i neveritur nga veprimi i reprezentuesit shqiptar.

Grezda u aktivizua për skuadrën e rezervave në fitoren 1-0 kundër Ballymena, me kosovarin që në një moment pështyu mbrojtësin, Andrew Burns.

Pas këtij veprimi, ai menjëherë u zëvendësua dhe më nuk do të lejohet të luajë as me rezervat e klubit.

Në lidhje me këtë situat, Gerrard u shpreh:

“Grezdës i është thënë direkt si qëndron puna.

“Është këshilluar që të gjejë një sfidë të re për veten e tij.

“Ne jemi munduar të tregojmë respekt duke i dhënë minutazh për ta mbajtur të përgatitur fizikisht.

“Mirëpo, nëse sillesh ashtu, nuk do të luash për klubin në asnjë nivel. Askush që sillet kështu nuk mund ta veshë fanellën e Rangersit.”