Gerrard: Mendjen e kam te futbolli e jo te paraja

Gerrard: Mendjen e kam te futbolli e jo te paraja

Rangersi e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa Ligës, por skocezët gjithashtu mund të zënë vendin e parë duke i dhuruar nëntë milionë euro presidencës, njofton Insajderi.

Edhe pse klubi e ka vendosur si kusht konsolidimin e vendit të parë në grup, duket se Steven Gerrard është mjaft i lumtur me kualifikimin dhe nuk i interesojnë shumë paratë.

“Kemi ardhur këtu për të luajtur futboll dhe për tu fokusuar vetëm në futboll. Për sa i përket anës financiare është dikush tjetër që duhet të mendohet. Nuk mendoj se është në të mirën time apo të lojtarëve që të fokusohemi në anën financiare”- u shpreh ish – legjenda e Liverpool.

Të shohim se si do reagojë skuadra pasi drejtuesit ia kanë bërë të qartë trajnerit se kanë nevojë për nëntë milionë eurot, për të përballuar dëmet e mëdha financiare si pasojë e COVID-19. /Insajderi.com