Gerrard mund të mbyllë karrierën në Itali

Gerrard mund të mbyllë karrierën në Itali

Ish-kapiteni legjendar i Liverpulit, Stiven Xherrard, mund ta mbyllë karrierën e tij me një eksperiencë në Serinë A në Itali. Kontrata e tij në kampionatin amerikan të futbollit me Los Anxhelos Galaksi ka përfunduar dhe tani ai është një futbollist i lirë në prag të tërheqjes përfundimtare.

Skuadra e Interit, e drejtuar tashmë nga Stefano Pioli, mësohet se i ka bërë një ofertë 6-mujore lojtarit anglez, duke i dhënë shansin që të tërhiqet nga futbolli i luajtur me një eksperiencë në Itali.

Trajneri Pioli ka kërkuar një përforcim në mesfushë dhe Xherrard i ka të gjitha karakteristikat për të plotësuar dëshirën e teknikut italian