Gërvalla dhe ministri i Luksemburgut flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Gërvalla dhe ministri i Luksemburgut flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj në Luksemburg u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të këtij vendi, Jean Asselborn, të cilin e falënderojë për mbështetjen e këtij vendi për liberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan Insajderi.

Gjatë darkës së punës, të shtruar nga kryediplomati i Luksemburgut, homologët biseduan rreth një game të gjerë temash bilaterale por edhe çështje evropiane.

“Luksemburgu vazhdon të mbështesë udhëtimin pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës në zonën Shengen. Luksemburgu qartazi e konsideron marrëdhënien me Kosovën si një partneritet të vërtetë”, ka thënë ajo.

Ministrat diskutuan në detaje për shumë fusha të bashkëpunimit siç janë: bashkëpunimi i ngushtë ekonomik, sferat e arsimit, shëndetësisë, sigurisë, kulturës si dhe perspektivën evropian sidomos të të rinjve.

“Ministrja Gërvalla falënderoi homologun e saj gjithashtu për mbështetjen e Luksemburgut gjatë pandemisë”, thuhet në njoftim.

Në fund ajo ftoi ministrin Asselborn për të vizituar Kosovën, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi./Insajderi.com