Gërvalla drejtuar Grenellit: Albin Kurti nuk është anti-amerikan

Gërvalla drejtuar Grenellit: Albin Kurti nuk është anti-amerikan

Kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka deklaruar se asnjë person “që di të numërojë deri në tre nuk është kundër Amerikës”, e as Albin Kurti.

Kjo deklaratë e Gervallës, erdhi pasi ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, etiketoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje si “i majtë ekstrem anti-amerikan”.

Por, kjo deklaratë e tij është “jo-relevante” për Gërvallën, pasi sipas saj as Donald Trump e as Grenell nuk janë interesuar për Kosovën.

“As Trumpi dhe as Grenelli nuk janë interesuar asnjë herë për Kosovën, ata interesohen vetëm për veten e tyre. Për fat të mirë, Grenelli mbetet vetëm një episod i shkurtër dhe i shëmtuar për vendin tone”, ka shkruar Gërvalla në Facebok.

Për Grenellin ajo shtoi se edhe në gjermani ka qenë një “ambasador skandaloz”.

Gërvalla që ka fituar votat për të qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës, shpresën e sheh tek Joe Biden. /Insajderi.com