Gërvalla pas takimit me kryediplomatin grek: Pavarësia e Kosovës është fakt i pandryshueshëm

Gërvalla pas takimit me kryediplomatin grek: Pavarësia e Kosovës është fakt i pandryshueshëm

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, në takimin me homologun e saj grek, Nikos Dendias, tha se Pavarësia e Republikës së Kosovës është fakt i pandryshueshëm dhe duhet që sa më shpejt të pranohet, njofton Insajderi.

Këtë deklaratë, Gërvalla e dha në konferencën për media të mbajtur pas takimit, ku u shpreh se Greqia është shtet fqinj i rëndësishëm në rajon, andaj ka kërkuar që të ngrihet statusi i zyrës në Athinë nga një zyre ekonomike në një të interesit.

“Pavarësia e Republikës së Kosovës është një fakt i pandryshueshëm dhe sa më shpejt të pranohet. Riafirmojmë se me Greqinë dhe partnerët e tjerë do të vazhdojmë dialogun edhe rreth kësaj çështjeje”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm grek, ka deklaruar se Greqia e mbështet dialogun në vazhdimësi, duke bërë thirrje që të intensifikohen përpjekjet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme gjithëpërfshirëse.

“Ne besojmë që i mbarë Ballkani Perëndimor duhet të lidhet me linjën transatlantike. Është potenciali i marrëdhënieve tona kulturore ne duhet të shkojmë me tej në këtë fushë. Greqia për dy dekada në mënyrë të vazhdueshme për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Ne besojmë që Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com