Gërvalla viziton ARC-në dhe Aeroportin – informohet për fluksin e fluturimeve nga diaspora

Gërvalla viziton ARC-në dhe Aeroportin – informohet për fluksin e fluturimeve nga diaspora

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar vizitë të enjten në Agjencinë për Regjistrim Civil, njofton Insajderi.

Gërvalla bashkë me ekipin e saj janë pritur nga Blerim Camaj – ushtrues detyre i drejtorit në këtë institucion.

Kryediplomatja kosovare pa nga afër se si bëhen shërbimet që iu ofrohen qytetarëve.

Ajo do të vazhdojë vizitën e saj edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga ora 13:00, ku do të informohet më shumë për shërbimet dhe fluksin e fluturimeve nga diaspora gjatë pushimeve. /Insajderi.com