Geta Beqa fiton vendin e parë në Spanjë

Geta Beqa fiton vendin e parë në Spanjë

Bodybuildierja nga Kosova, Geta Beqa ka zënë vendin e parë në garat e mbajtura në Spanjë.

Në garat e mbajtura të IFBB 2017 në Kataluni, Beqa ka bërë krenar shtetin e Kosovës duke e fituar vendin e parë.

Vet Beqa e cila ka treguar me anë të një postimi në “Instagram” që ka zënë vendin e parë në këto gara, teksa ka falënderuar të gjithë që i ndihmuan.

“Vendi i parë në Wellnes Fitness IFBB 2017. Kam shumë emocione, ju falënderoj shumë që më uruat edhe më ndihmuat të ia dalë”, ka shkruar Beqa.

Beqa edhe më herët ishte shpallur kampione e Evropës në fitnes.