fbpx

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca në krizë martese?

Getoar Selimi dhe Marina Vjollca në krizë martese?

Dy vite më parë, çifti i famshëm Marina Vjollca dhe Getoar Selimi u kurorëzuan me martesë dhe dasma e tyre madhështore në Gjirin e Lalzit u bë kryefjala e të gjitha mediave.

Vazhdimisht në profilet e tyre në Instagram, çifti ka ndarë poza të shumta me njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre është perfekte.

Mirëpo, burime për “Dosja.al” kanë treguar se dy vite pas martesës, çifti po kalon një krizë!

Mësohet se dëshira e Marinës për t’u rikthyer në ekran ka sjellë probleme në çift, pasi Getoari nuk e do diçka të tillë.

Prej javësh ata nuk janë parë bashkë dhe tashmë as nuk i pëlqejnë më postimet njëri-tjetrit në Instagram. Le të mos flasim pastaj për komentet e dedikimet, që dikur kanë qenë të shpeshta.

Ende nuk dihet nëse kjo është diçka vërtetë serioze mes çiftit dhe presim të mësojmë se ç’do të ndodhë me dyshen shumë të njohur të showbiz-it.