Giannis një përbindësh, Milwaukee “bën ligjin” në Lindje [Video]

Giannis një përbindësh, Milwaukee “bën ligjin” në Lindje [Video]

Skuadra e Milwaukee dominon renditjen në Konferencën e Lindjes, pas fitores 132-88 ndaj New York Knicks, ndeshje e dominuar nga vendasit.

Kjo është fitorja e 12-të radhazi për Bucks, ku sërish shkëlqeu Giannis Antetokounmpo, MVP i sezonit të kaluar. Ai realizoi 29 pikë e 15 kërcime për vendasit.

Fitore shënoi edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 113-106 Sacramento Kings, sfidë ku diferencën e bëri LaVine me 28 pikë.

Jashtë fushe fiton ekipi i Indiana Pacers, 117-104 ndaj Memphis Grizzlies, sfidë ku diferencën e bëri kolektiviteti i Pacers.

7 lojtarë të Indianas realizuan mbi 10 pikë (Brogdon 19 pikë më i miri).

Skuadra e Philadelphia, falë 26 pikëve të Harris, mundi 103-96 Utah Jazz, ndërsa Atlanta triumfoi 104-79 ndaj nënkampionëve të Golden State (Young 24 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Phoenix, 104-109

Philadelphia – Utah Jazz, 103-94

Atlanta – Golden State, 104-79

Memphis – Indiana, 104-117

Milwaukee – New York, 132-88

Sacramento – Chicago, 106-113