Gjasat që një profesor gjeografie ta përmbysë marrëveshjen e nënshkruar nga Presidenti

Gjasat që një profesor gjeografie ta përmbysë marrëveshjen e nënshkruar nga Presidenti

Shpetim Bulliqi ishte një deputet i zakonshëm derisa në diskutim publik doli demarkacioni me Malin e Zi. Si një deputet i pozitës ai doli në pah duke u renditur përkrah opozitës që kundërshtonte këtë marrëveshje.

Përtej deklaratave politike dhe konfirmimit të tij se Qeveria e udhëhequr atë kohë nga lideri i partisë së tij, Isa Mustafa, Bulliqi mori vëmendjen e mediave dhe publikut kur vuri në funksion profesionin e tij si gjeograf, profesor në Unviersitetin e Prishtinës.

Kjo kishte nervozuar shumë Mustafën sa përdori gjuhë të egër kundë Bulliqit dhe të tjerëve që po këmbëngulnin se demarkacioni i nënshkruar nga ai dhe Hashim Thaci, atë kohë zv.kryeminsitër dhe ministër i Punëve të Jashtme, i ka humbur tokë Kosovës.

Duke qenë profesor i Gjeografisë dhe deputet, Bulliqi u bë shpejtë figurë e rëndësishme edhe në LDK-së përderisa u la jashtë listës zgjedhore të partisë, por pasi përfunduan zgjedhjet përfitoi nga ardhja e Ramush Haradinajt në krye të Qeverisë. U emërua në vend të Murat Mehës i cili ishte bërë edhe “armik” i Hardainajt dhe Bulliqit.

Bulliqi nisi punën bashkë me Ramush Haradinajn në një mision të përbashkët: përmbysja e një marrëveshje ndërkombëtare e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi në Austri.

Kjo është një përmbledhje e asaj çka ka prezantuar në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend, Komisioni i prirë nga Bulliqi.

Cilado qofshin të gjeturat e Komisionit, gjasat që ato të marrin mbështetje politike dhe kësisoj të përmbyset marrëveshja janë të pakta. Ka disa aryse për këtë refuzim.

Faktet e reja të Bulliqit kanë për synim përmbysjen e një marrëveshje të nënshkruar nga Hashim Thaçi, i cili tash është president i vendit. Kjo do të nënkuptonte vënien para një pozite aspak të lehtë për presidentin i cili do të ishte nënshkrues i një marrëveshje që ka falë territor të Kosovës.

Faktet e Bulliqit kanë pak gjasa që ta bindin partinë Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka vuajtur pasojat e një refuzimi të kësaj marrëveshje nga ana e Ramush Haradinajt. LDK-ja ka treguar haptas se do të votonte vetëm versionin nëse Bulliqi arrinë ta argumentojë se kufiri është Cakor dhe Kullën e Shlepit, dy vendbanime të ëprmendura shpesh nga ana e Ramush Haradinajt dhe vet Bulliqit gjatë kohës së refuzimit të marrëveshjes aktuale.

Pa votat  e LDK-së ecja përpara e këtij procesi të ri me “fakte të reja” sic pretendon Bulliqië është e zorshme, ani pse “të gjeturat e Bulliqit” mund ta marrin përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila ka qenë krah për krah me Haradinajn kundër marrëveshjes së demarkacionit.

Por edhe pse demarkacioni mund të kaloj Kuvendin me mbështetjen e VV-së, ky proces ende pa dalë “faktet e reja” ka irrituar institucionet ndërkombëtare dhe diplomatike të akredituara në Kosovë. Ambasadat sikurse ajo amerikane kanë dhënë qëndrimin e tyre tashmë të njohur se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është i shënjuar drejtë në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015.

Ama edhe nëse Haradinaj do ta vendosë të ecë në të kundërtën e “këshillave të miqve ndërkombëtarë” dhe kësisojë dhe ta hedhë poshtë marrëveshjen e nënshkruar nga presidenti, ai do të ketë problem të madh ta bind Malin e Zi që të dakordohen për një rrugë të përbashkët të ecjes për ta zgjidhur problemin bazuar në “faktet e reja”. Për Malin e Zi, kufiri është vendosur përfundimisht para dy viteve. /Insajderi.com