Gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi lirohen sot nga Klinika Infektive

Gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi lirohen sot nga Klinika Infektive

Sot lirohen nga Klinika Infektive gjashtë pacientë të shëruar nga koronavirusi nw Kosovw.

Nga 780 persona që janë të infektuar me koronavirus në Kosovë, 50 prej tyre i janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Sipas njoftimit të QKUK-së, 40 janë në gjendje stabile, 9 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një pacient është në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive

Theksojmë se deri më tani në Kosovë janë 780 persona të prekur me COVID-19, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Njoftimi i plotë:

Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:

  • 40 raste janë në gjendje stabile
  • 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
  • Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot lirohen nga klinika 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.