Gjashtë persona dërgohen në spital pas aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë

Gjashtë persona dërgohen në spital pas aksidentit në rrugën Prishtinë – Pejë

Gjashtë persona janë dërguar për tretman mjekësor pas një aksidenti në mes të katër veturave në rrugën Prishtinë – Pejë, që ka ndodhur pasditen e sotme.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka treguar për Gazetën Insajderi se ky aksident ka ndodhur rreth orës 17:20 saktësisht afër fshatit Vragoli.

Sipas Hoxhës, dyshohet se ky aksident ka ndodhur nga mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku ne rrugen Prishtine -Peje, afër Vragolisë. Katër automjete janë te involvuara ne aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashte persona kane marr lëndime te lehta dhe janë dërguar per tretman mjekësor. Dyshohet se nder shkaktaret e aksidentit ka qene mos mbajtja e distancës ndermjet automjeteve”, ka thënë Hoxha për Insajderi.

Ndër tjera Hoxha ka bërë apel tek vozitësit që të tregohen më vigjilent dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës.

“Njësia për menaxhim dhe kontroll te autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rruge tani është e lire për qarkullim te rrjedhshem, ndërsa ne apelojmë tek drejtuesit qe gjate drejtimit te automjeteve te jene me te kujdeshem, vigjilente dhe tu pershtaten kushteve ne rruge ne mënyre qe te shmangen aksidente te tilla”, ka thënë Hoxha për Insajderin. /Insajderi.com