Gjashtë persona kapen duke luajtur bastore në Gjilan – arrestohet pronari

Gjashtë persona kapen duke luajtur bastore në Gjilan – arrestohet pronari

Gjashtë persona janë kapur duke luajtur bastore në Gjilan, për çka policia ka arrestuar pronarin e lokalit meqë aty ushtrohej veprimtari e jashtëligjshme, njofton Insajderi.

Me anë të njoftimit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se në lokalin e gjilanasit janë hasur edhe gjashtë persona të cilët ishin duke luajtur bastore por që me urdhër të prokurorit të rastit ata janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa pronarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar veprimtari të paligjshme në lokalin e tij. Në lokal janë hasur edhe gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë duke luajtur bastore. Me urdhër të prokurorit nga lokali janë sekuestruar tre televizorë, tri shtëpiza të kompjuterit, tre monitorë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit (pronarit të lokalit) i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com