Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Pestovë

Rreth orës 19:00, në fshatin Pestovë, dy vetura kanë pësuar aksident, nga i cili janë lënduar 6 persona.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00 aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Avni Zaiti nga Policia e Kosovës.

Ai ka treguar se nga të dhënat e para shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mos mbajtja e distancës.