Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Klinë-Istog

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Klinë-Istog

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar të hënën në rrugën Klinë-Istog, saktësisht në fshatin Zllakuqan.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 17:00 jemi informuar për një aksident në rrugën Klinë-Istog. Si pasojë e aksidentit janë lënduar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”./Insajderi.com