Gjashtë të vdekur dhe 141 raste me COVID-19

Gjashtë të vdekur dhe 141 raste me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për gjashtë persona të vdekur dhe 141 raste pozitiv me COVID-19 në njëzetekatërorëshin e fundit.

Numri i vdekjeve ka arritur në 498, ndërsa numri i rasteve pozitiv në 12.981, njofton Insajderi.

Të shëruar deri më tash janë 9.085, vetëm sot 143 të infektuar e kanë mposhtur Coronavirusin.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 3.398.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjakovë 19 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Lipjan, Mitrovicë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë. /Insajderi.com

 

143 TË SHËRUAR DHE 141 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Donnerstag, 27. August 2020