Gjashtë të vdekur dhe 143 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 143 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 143 raste të reja me Coronavirus janë shënuar së fundmi në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë vend, të cilët informojnë se janë shëruar edhe 51 qytetarë, duke e çuar në tre mijë e 746 numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.

“Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me Covid19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes.

Në rast se simptomat përkeqësohen, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transportin drejt spitaleve COVID”, thuhet tutje në njoftimin e MSH-së në Shqipëri. /Insajderi.com