Gjashtë të vdekur dhe 206 raste të reja me COVID-19

Gjashtë të vdekur dhe 206 raste të reja me COVID-19

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku tutje thuhet se edhe 206 raste të reja kanë rezultuar pozitive në këtë virus nga gjithsej një mijë e 281 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 982 raste dhe një mijë e 383 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46 mijë e 648 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 951.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com