Gjashtë të vdekur dhe 225 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Gjashtë të vdekur dhe 225 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Sërish është shënuar rritje e numrit të të vdekurve nga Coronavirusi Brenda një dite në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur institucionet shëndetësore të këtij vendi, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë persona të vdekur nga COVID-19.

Nga ana tjetër, janë kryer një mijë e 694 testime ku 225 prej tyre kanë rezultuar pozitive me virusin Corona.

Numri total i rasteve atje që nga fillimi i pandemisë është 18 mijë e 363 raste, prej të cilave janë shëruar 15 mijë e 164 persona dhe vazhdojnë të mbesin edhe dy mijë e 450 raste aktive. /Insajderi.com