Gjashtë persona kanë vdekur Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 287 raste të reja kanë rezultuar pozitive.
Rastet e shënuara sot kanë dalë si rezultat i dy mijë e 438 mostrave të marra për testim.
Edhe 229 persona të tjerë janë shëruar gjatë kësaj kohe, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 52 mijë e 437 raste.
Numri i rasteve active është gjashtë mijë e 283.
Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në këtë virus dhe një mijë e 498 raste të vdekjes.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 90 raste, Pejë 20 raste, Podujevë 19 raste, Gjakovë 16 raste, Mitrovicë 16 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Lipjan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Malishevë 7 raste, Istog 6 raste, Prizren 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Rahovec 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe Junik 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com