Gjashtë të vdekur dhe 372 raste pozitive me Coronavirus

Gjashtë të vdekur dhe 372 raste pozitive me Coronavirus

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka raportuar për 372 raste të reja të infeksionit.

Numri total i rasteve pozitive është 63 mijë e 805 dhe një mijë e 540 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55 mijë e 224.

Rastet aktive aktualisht janë shtatë mijë e 41.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Insajderi.com

333 TË SHËRUAR DHE 372 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, February 12, 2021