Gjashtë të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19

Gjashtë të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19

Gjashtë të vdekur e 587 infeksione të reja me COVID-19 është bilanci i njëzetekatër orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raportoi  dhe 212 të shëruar.

Numri i të shëruarve shkoi në 62.198, i rasteve 73.636 – ndërsa i vdekjeve 1.655.

Rastet aktive tani janë 9.782, përcjell Insajderi.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Suharekë 10 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut. /Insajderi.com