
Në Kosovë të mërkurën janë raportuar gjashtë vdekje të reja si pasojë e Coronavirusit.
Ndërsa sa i përket rasteve pozitiv, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka regjistruar 76 raste të reja.
Numri i vdekjeve ka arritur në 574, ndërsa numri i rasteve pozitiv deri më tash ka shkuar në 14.377, njofton Insajderi.
144 persona jënë të shëruar, për të arritur në total numri i të shëruarëve në 10.926.
2.877 raste aktive janë momentalisht me Coronavirus në njëzetekatër orët e fundit.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 14 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec dhe Shtime. /Insajderi.com
144 TË SHËRUAR DHE 76 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…
Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Mittwoch, 9. September 2020