Gjashtë të vdekur dhe 93 raste të reja COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë të vdekur dhe 93 raste të reja COVID-19 në Shqipëri

Gjashtë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, vetëm përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Ashtu siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, përgjatë kësaj periudhe kohore, 93 persona kanë rezultuar pozitivë në testimin për Coronavirus, nga gjithsej 812 testime.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se janë shëruar 227 persona që është një numër rekord i personave të shëruar. /Insajderi.com