Gjashtë vdekje në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë vdekje në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjashtë vdekje në njëzetekatërorët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinjë raportoi për 140 raste të reja të infektuar  me COVID-19.

Ndërsa, gjatë ditës së fundit janë shëruar 60 persona, njofton Insajderi.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1397 mostrave. Rastet e reja janë regjistruar në Shkup-47, Kumanovë-18, Shtip-3, Prilep-7, Tetovë-15, Strugë-3, Veles-3, Manastir-3, Ohër-1, Kavadar-2, Gostivar-3, Gjevgjeli-4, Strumicë- 4, Kriva Pallankë-2, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-5, Probistip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Delçevë-2, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2, Resnjë-2.

Deri më tani totali i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 16.557, ndërsa i të shëruarve 13.793. Kjo nënkupton se rastet aktive janë 2.076. /Insajderi.com