Gjashtë të vdekur dhe 127 raste të reja me Covid-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi bën të ditur se më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë, pasuar nga Kruja e Durrësi.
Viktimat e fundit janë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, një 72-vjeçare nga Fieri, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.
Ndërkaq, përveç tyre dhe rasteve të reja janë shëruar edhe 32 qytetarë që deri më sot ishin të infektuar me këtë virus. /Insajderi.com/