Gjashtë viktima dhe 135 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë viktima dhe 135 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtë persona kanë vdekur si pasojë e Coronavirus brenda 24 orëve në Shqipëri, mes të cilëve ishte edhe një infermier, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ku tutje kanë deklaruar se janë konfirmuar edhe 135 raste të reja me COVID-19.

Ndërkaq, edhe numri i të shëruarve nga kjo pandemi ka shënuar rritje, ku përgjatë kësaj dite 94 persona kanë rezultuar të kuruar plotësisht.

Ministria konfirmoi se të shtruar në spital janë 189 pacientë, 12 prej të cilëve po trajtohen në terapi intensive, prej tyre katër të intubuar. /Insajderi.com