Gjashtëmbëdhjetë të vdekur e 545 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur e 545 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 16 të vdekur e 545 raste të reja pozitive me Coronavirus, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, janë kryer 2.026 testime. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë vdekur 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç./Insajderi.com