Gjatë 24 orëve ngriten 71 aktakuza kundër 81 personave

Gjatë 24 orëve ngriten 71 aktakuza kundër 81 personave

Gjatë 24 orëve  të fundit, Prokurori i Shtetit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 71 aktakuza 81 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu kjo prokurori me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 18 persona, janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit për 6 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj 5 personave për vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.

“Prishtinë, 13 nëntor 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenjë (71) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë tetëmbëdhjetë (18) persona, janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit për gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i shtetit ka bërë edhe një (1) kërkesë për sekuestrim, me ç’rast janë sekuestruar:

771 fishekë të kalibrave të ndryshme,

Një (1) karikator i pistoletës “ TT”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës,gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka bërë dy kërkesa për arrest shtëpiak ndaj dy të pandehurve në raste të ndara si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale..

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në tre raste të ndara. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi , një (1) kërkesë për sekuestrim si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi.

InDoks | Kryespiuni para gjyqit – 10.11.2019

#InDoks | Kryespiuni para gjyqit – 10.11.2019Për çka do të akuzohet Kadri Veseli?Vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së, a do të pyetet Kadri Veseli për to në Hagë?Shtëpia e Verdhë dhe trafikimi i organeve, si e ndërlidh Dick Marty Kadri Veselin me këtë histori?

Gepostet von InDoks am Sonntag, 10. November 2019