Gjatë vizitës tre ditore në Irak, Papa do të vizitojë edhe qytetin e lashtë të Ur

Gjatë vizitës tre ditore në Irak, Papa do të vizitojë edhe qytetin e lashtë të Ur

Është vendi ku u shpik rrota, u krijua për herë të parë Kodi i Hamurabi – ose sundimi i ligjit – dhe ku vaji u dogj së pari si burim energjie. Është qyteti antik iraken i Ur – i vendosur në provincën Dhi Qar, 300 km (200 milje) në jug të kryeqytetit Bagdad – dhe ku Papa Françesku ka në plan të vizitojë gjatë udhëtimit të tij historik tre-ditor në vend, transmeton Insajderi.

Më shumë se 6,000 vjet më parë, Ur u shfaq si një nga qendrat e para kryesore botërore urbane dhe shekuj më vonë u zhvillua në qendër të ekonomisë së atëhershme globale me fabrikat e saj duke prodhuar në masë qilima dhe veshje leshi për eksport brenda Mesopotamisë dhe jashtë saj, raporton Al Jazeera.

Ur – i quajtur gjithashtu Tal al-Muqayer – është konsideruar si një nga vendet më të rëndësishme arkeologjike gjatë gjithë historisë.

Papa pritet të presë një takim ndërfetar në Ur të shtunën.

Dhi Qar është zemra e civilizimit të lashtë irakian të Sumer dhe përfshin rrënojat e Ur, Eridu, Lagash, Gisu, Umma dhe Bad-tibira, ose Muri i Punëtorëve të Bakrit.

Në korrik 2016, UNESCO vendosi Ur në listën e Trashëgimisë Botërore, përveç kënetave të Irakut jugor dhe vendeve të tjera si Eridu dhe Al-Warka.

Gjatë vizitës së tij në Irak, Papa Françesku do të vizitojë Ur pas takimeve me politikanë, figura fetare dhe vendet arkeologjike në qytetet Najaf, Erbil, Mosul dhe kryeqytetin Bagdad. /Insajderi.com